Publikohet foto e Roland Kryemadhit, i dyshuari si ekstremist islamist. Ai rezistoi dhe kërcënoi policinë që i kishte shkuar në banesë për ta ndaluar nën akuzën ‘për dhunë në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë’.

Siç mund të shihni edhe në foto, Kryemadhi mban mjekërr të gjatë, duke të dhënë përshtypjen e një besimtari radikal, ndërsa burime policore thonë se ai dyshohet të jetë ekstremist islamist. Këtë fakt e përforcojnë edhe deklaratat e tij të bëra më herët, se fëmijët e tij nuk kishin nevojë për shkollë, pasi ‘shkollën ua jep Allahu’.

Sot paradite Policia, FNSH dhe RENEA zbarkuan në Kamzë dhe rrethuan banesën e tij. Në ato momente ai kërkcënoi me kallashnikov dhe pistoletë, ndërsa rezistenca vijoi për 40 minuta.

VERITAS.COM.AL