Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit të gjithë kanë reaguar, nga emra të njohur të muzikës shqiptare deri tek vendet fqinje, raporton ATNA.
Edhe Greqia me Serbinë që deri më tani njihen si vendet që me Shqipërinë kanë hasur vazhdimisht probleme, u ndodhën së bashku në ndihmë të Shqipërisë.
Në mes të kësaj tragjedie në të cilën është përfshirë Shqipëria, Greqia ka lënë pas gjithçka dhe është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.
Këtë herë simbolika e mbështetjes nga pala greke ka ardhur nga fusha e basketbollit, në të cilën është shpalosur një banderolë nga tifozët e Panathinaikosit ku shkruhej: ‘Dhimbja dhe solidariteti kufij nuk njeh. Kurajo per popullin shqiptar’.
Veritas.com.al/