Rrebeshet e shiut kanë përfshirë zonat malore dhe Shqipërinë e mesme, teksa ka pasur edhe reshje lokale në jug të vendit. Ndërkohë, edhe kryeqyteti u përfshi nga moti i keq, ku temperaturat e larta dhe dielli i lanë vendin në mpak minuta rrebesheve të shiut dhe rrufeve.
Tre ditët në vijim priten të jenë të paqëndrueshme, ku moti do të paraqitet me vranësira dhe reshje shiu. Edhe në bregdet, moti nuk do të jetë i qëndrueshëm ku herë pas herë do të shfaqen reshje shiu.