Dua Lipa është një nga yjet më të çmuar të muzikës ‘pop’ në botë.
Ylli botëror tha se pavarësisht se është më lehtë të jesh larg politikës, ajo ndihet e detyruar të flasë për luftën Izrael-Hamas dhe të vazhdojë të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar.
“Mendoj se nuk ka lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që kemi parë të ndodhë herë pas here. Ndihem sikur vetëm të jesh muzikante dhe të postosh për diçka nuk bën ndryshim të mjaftueshëm, por shpresoj se, të tregoni solidaritet, që është ndonjëherë gjithçka që ndjeni se mund të bëni, është e rëndësishme”, tha Lipa.