(FOTO: Arkiv)/
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami, vijoi takimet e tij me demokratët e Qarkut të Dibrës. Selami tha se Partia Demokratike është sot ‘më pak demokratike’; lidershipi i saj duhet të ndryshojë mentalitet- tha ai.
“Kemi tre humbje të thella rresht, por nëse nuk bëjmë analizë serioze fatkeqësisht do të vazhdojë…sepse është humbje e besimit dhe e shpresës që ne jemi forca progresive në Shqipëri. Dhe për mua si demokrat por dhe për ju bëhet më e rënde, sepse po na mund e majta trashëgimtarë partise se punës. Në partinë tonë mungon demokracia. Nëse ne nuk e kthejmë këtë ta shikojmë ku kemi problemin dhe ta kapërcejmë, nuk kemi gjë në vijë. Shikoni listën! Ka mjaft njerëz të nderuar që do kishin fituar edhe vetë në qoftë se do kishim një konkurrim të barabartë. Por është listë jashtë konkurrimit, jo legjitime. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. Pike… Duhet te fillonte nga ju, ti bënit ju rekomandimet”, tha Selami.
“Duhet ti jepet fund idesë që mund të qeverisim me Partinë Socialiste. Ju po shkoni të bëni koalicion me Partinë Socialiste, ai na mori dhe ‘dyshin’ me pikturat, na vuri dhe një trëndafil. Jo, nuk duhet të jemi bashkë. Pjesa dërrmuese e elektoralit nuk do që të qeverisë me PS. Unë praktikisht jam kundër kësaj marrëveshje. Unë si model i ri lidershipi nuk dal të them jam kundër, sepse jeni ju këtu, strukturat që beni diskutime dhe sugjerime. Do mblidhet Këshilli Kombëtar që do vendosë, Grupi Parlamentar por dhe Kuvend Kombëtar. Nuk ka gjë më të rëndësishme sa të ndërrosh strategjine e lëvizjes nga fondamentet e së djathtës ku jemi krenar, që e kemi lënë bosh e jemi rrethuar kuq. Nëse vendos struktura të bëjmë koalicion, unë jam nga ata që jam kundër. Do dorëzoj mandatin edhe pse do jem në PD”, tha Selami.
Kandidati Selami tha se me atë si kryetar, Partia Demokratike do të ngrihet drejt vlerave perëndimore edhe tek demokracia e brendshme.
“A mund të ngrihemi?- pyeti zoti Selami. “ Po, duke mësuar dhe nga tradita jonë më e mirë e të qenit partia më e suksesshme në gjithë Europën Lindore. Një pjesë e madhe këtu ka kontributin e tyre. Si? Kemi qenë më demokratikë atëherë se tani ne mbledhjen e strukturave, në marrjen e vendimeve. Pse? Sepse me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë, por dëgjonim partnerët tanë ndërkombëtarë, ata që na kanë ngritur e ndihmuar. Me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë por kishim idealin dhe donim të bënim një Shqipëri si gjithë Europa. Me tërë mend nuk dinim aq shumë por e donim me tërë mend Shqipërinë më shumë sesa karrigen dhe sesa pozitën tonë. Fatkeqësisht dalë nga dalë këto kohë morën fund”, tha Selami.
Veritas.com.al/