-Sinodi në Amazon i Kishës Katolike mund të ndryshojë katolicizmin përgjithmonë. Këto janë ndryshimet kryesore mbi tavolinë-
Nga: Francesco Boezi
Dokumenti përgatitor për Sinodin e Amazon është përqendruar mbi “shtigje te reja” për Kishën Katolike dhe mbi “ekologjinë integrale”.
Papa Françesku, nëpërmjet një reforme të futur në vjeshtën e vitit 2018,ka ngritur funksionin e dokumenteve sinodale në rang normativ. Kjo e fundit është e destinuar të hyjë si ligj në magjistrat. Do të thotë se ajo që sigurohet nga asambletë e ipeshkëv pjesëmarrës do të jetë më shumë se një sugjerim. Është një premisë e nevojshme për arsyetimin e mëposhtëm.
Jemi akoma larg që të mund te përcaktojmë përmasat e një revolucioni të mundshëm. Por katolikët progresistë janë të sigurt : Asambleja e ardhshme e veçantë do të mbahet mend ne brendësi të librave te historisë.
“Asgjë nuk do të jetë si më parë,” ka deklaruar Monsinjor Adveniat Franz-Josef Overbeck. Po, por në çfarë drejtimi dhe në cilat çështje doktrinore? Ndonje element me shume mund të gjendet në La Fede Quotidiana : Monsinjori – lexohet – ka nënvizuar se ” struktura hierarkike e Kishës, morali i saj seksual, imazhi i përgjithshëm i priftërimit, roli i grave në Kishë ,do të rikonsiderohen “. Nuk është pak për një Sinod që duhet të merret vetëm me atë zonë të botës.
Mbi tavolinë, para së gjithash, ekziston eksperimentimi për Amazonian, ku priftërinjtë skartohen në numër, nga “testi i ndryshimit te kursit “,dmth fakti se “burrat e besimit të qartë”, të cilët megjithatë kanë kontraktuar një martesë gjatë ekzistencës së tyre, mund të marrin te drejtën për të performuar disa ose të gjitha sakramentet në vend të priftërinjve të zakonshëm. Do të ishte një nga “shtigjet e reja” të Kishës. Pastaj ka nga ata që duket se duan të ngrenë traversën më lart, si kardinali Reinhard Marx, i cili do te dëshironte të diskutohet per aktualitetin e beqarisë. Pas tetorit 2019, Kisha Katolike mund të paraqesë një koncept pak më laik ose plotësisht të përmbysur të priftërimit. Progresistët luajnë lojën e doktrinës duke prekur shpesh topin. Sinodet, për disa kohë ne keto ane, kanë një gjurmë specifike, e cila është e tyre. Konservatorët po shkelmojnë, duke sinjalizuar “konfuzion” dhe “presion”, por duke u ulur në stol dhe pa hyrë pastaj shume në jetën e lojës.
Kardinali Hummes dhe “ministritë e diferencuara”
Kardinali brazilian Clàudio Hummes ka dhënë një intervistë për La Civiltà Cattolica, revista historike e jezuiteve, e drejtuar nga At Antonio Spadaro. Falë deklarimeve të tij, kemi zbuluar diçka më shumë mbi takimin e vjeshtës. Ndërkohë, ka një referencë për mirësinë e multikulturalizmit kishtar: “Duhet të çmojmë diversitetin e kulturave: Kishës do ti vije një pasurim, jo një kërcënim. Diversiteti nuk tenton unitetin e Kishës, por e forcon atë“. Më pas, ish Prefekti i Kongregacionit për Klerin, specifikon më mirë se çfarë ndryshimesh mund të adoptohen për priftërimin: Kjo nevojë e komunitetit (duke iu referuar Amazonias) ndoshta, duhet të na shtyjë të mendojmë për ministritë e diferencuara duke nisur nga fakti që një komunitet i tille, në një vend të caktuar, ka nevojë për një prezence adeguate. “Në këtë shënim citimi, Hummesi duket se i referohet ” viri probati ” të përmendura më parë, por do të jetë rendi i ditës sinodal që do të sqaroje njëherë e përgjithmonë se si janë gjërat. Kardinali flet edhe për “rezistencën” dhe për “Kishën indigjene”.
Kisha drejt revolucionit
Pra bëhet e ligjshme të pyesim se çfarë lloj Kishe Katolike do të dalë, duke përdorur një shprehje të papërshtatshme, nga Sinodi në Amazonia. Nuk mund të jemi paragjykues, por parandjenja është se ka të drejtë Monsinjor Overbeck të thotë se asgjë, nga miratimi i dokumentit përfundimtar e tutje, nuk do të jetë si më parë. Ekologjia dhe multikulturalizmi, me të gjitha pasojat që kjo temë e fundit prodhon mbi vizionin kishtar të emigracionit dhe fenomeneve migratore, kanë bërë prej kohësh shfaqjen e tyre midis prioriteteve doktrinore. Aq shumë sa që disa kardinalë konservatorë kanë kërkuar që Eklesia të mos shndërrohet në diçka te ngjashme me një OJQ. Por rruga, drejtimi kulturor që kemi kërkuar të hetojmë përmes këtij artikulli, duket se tashmë është identifikuar nga hierarkitë e larta.
Veritas.com.al/