Qyteti i Nju Jorkut po shkon drejt rrënimit financiar dhe mund të shkojë drejt falimentit për herë të parë në 40 vjet, thonë ekspertët financiarë.

Ekspertët financiarë parashikojnë se tashmë ka shenja se qyteti po shkon drejt katastrofës financiare, pasi shumë individë dhe biznese po largohen nga qyteti për ne zona me taksa të ulëta dhe se shpenzimet e qeverisë së qytetit janë në nivelin me të lartë te te gjithë kohërave.

Herën e fundit që qyteti erdhi pranë falimentimit ndjeshëm ishte në vitin 1975 kur ish presidenti Gerald Ford refuzoi t’i jepte qytetit një paketë shpëtimi për të zgjidhur borxhin e saj.

“Qyteti ka një deficit dhe mund të gjendet vërtet në vështirësi nëse do te kishim një recesion apo një ‘fluturim’ të mëtejshëm të individëve për shkak të reformës tatimore”, tha ekonomisti Milton Ezrati për New York Post. “Nju Jorku është tashmë në një situate të vështirë financiare, por do të ishte në një situatë të pamundur nëse do të kishim pasur ndonjë lloj regresi”.

Deficiti buxhetor i qytetit ka arritur një nivel të lartë gjatë vitit te kaluar. Detyrimet afatgjata të qytetit te Nju Jorkut – duke përfshirë pensionet, borxhin me garanci dhe përfitimet e pensionit për punonjësit e qeverisë së qytetit – arritën një rekord të lartë prej 257.3 miliard dollarësh, sipas një raporti të Komisionit të Buxhetit të Qytetarëve në tetor 2018.

Edhe pse deficiti buxhetor i qytetit ka arritur rekord të lartë, kryebashkiaku Bill de Blasio nuk ka treguar shenja të frenimit të shpenzimeve të qytetit.

Në fakt, de Blasio po shton 3 miliardë dollarë në shpenzimet për buxhetin aktual prej 89.2 miliardë dollarë dhe shpenzimin e parave në një shkallë që është trefishi i normës së inflacionit, sipas Post.

Gjithashtu duket se de Blasio nuk do të marrë ndihmë nga guvernatori demokrat, Andrew Cuomo, i cili po përpiqet të përballojë një deficit buxhetor prej 2.3 miliardë dollarë, duke përdorur auditët e llogarive për të taksuar banorët e pasur që ikin nga shteti për ne rajonet me taksa më të ulëta.

Buxheti paraprak i Cuomos propozoi 600 milionë dollarë shkurtime ndaj parave të caktuara për qytetin e Nju Jorkut.

Veritas.com.al/