Gëzim Hoxha, i njohur si ekspert për çështjet e sigurisë rrugore thotë se aksidenti fatal nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishin barrierat në rrugë. Ai komentoi aksidentin e rëndë në aksin rrugor Golem-Kavajë,  ku dy fëmijë të mitur 3 dhe 5 vjeç humbën jetën ditën e shtunë.

Por, në këtë vend ku janë ndëprerë barrierat mungon edhe sinjalistika rrugore dhe shoferët që udhëtojnë në të dy krahët e rrugës nuk orientohen qartë. Pikërisht kjo gjë ka bërë që Silvana Negollari të humbte kontrollin e makinës dhe të përplasej me barrierat e ndrëprera.

Aksidenti tragjik në Kavajë ku mbetën të vdekur dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç si dhe u plagos drejtuesja e mjetit nëna e tyre së bashku me foshnjën 1 vjeç nuk është i vetmi.

‘Në atë vend unë e di që ka pasur edhe 7 apo 8 aksidente të tjera’ tha Hoxha duke folur në Report TV.

“Grardielat mbrojtëse ose elementët mbrojtës është jashtë standardit. Ato duhet të llogariten që ta mbajnë automjetin të mos dalë nga njëra anë në tjetrën. Aty krijohet një xhep, pasi e kanë prerë një segment të caktuar, duke bërë dy hyrje. Kjo gardiela mbrojtëse po të ishte e mbyllur makina do kalonte, do fërkohej dhe do futej në rrugë dhe nuk do të kishte një aksident të tillë dhe trafikndarësja nuk do të futej brenda makinës” sqaroi eksperti rrugor Gëzim Hoxha.