Shtatë pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” u arrestuan pas kallëzimeve të bërë nga studentë.

Sipas studentëve pedagogët u kërkonin para studentëve në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse. Bëhet fjalë për Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

Për pedagogët është vendosur masa “detyrim paraqitje”, nga gjyqtari Xhulian Pasha. Ndërsa mësohet se polica po merr materiale të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq mësohet se janë të pezulluar nga detyra.