![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/01/3d0cab507c85f0cc089c617cddf16f1d_L-600x360-1.jpg)
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ku një pedagod i Unioversitetit në këtë qytet, është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa personi që ka tentuar të vrase veten është i moshës 65-vjeçare.
65-vjeçari është J.Oga, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi fatmirësisht ka rënë mbi tendën e një fast food-i, qe e ka mbrojtur nga fataliteti.
Nga rënia nga lartësia, personi në fjalë ka pësuar vetëm një frakturë në krah.
Sipas burimeve zyrtare, pedagogu Oga ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëvritej në kushte të rënda psikologjike.
VERITAS.COM.AL