Edhe Elon Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri.
“Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës.
Moderatori i një programi në platformën X, Mario Nawfal, shkruan se gjykata po bllokon planin e kryeministres Georgia Meloni për qendrën e ndalimit të emigrantëve në Shqipëri. Saktësohet se refugjatët ishin nga Bangladeshi dhe Egjipti.
“Plani, i zhvilluar me Shqipërinë për të zbutur fluksin e emigrantëve në Itali, synon që të zhvendosë deri në 36 mijë emigrantë në vit. Kostoja është 800 milionë euro për 5 vite”, thekson Nawfal, në një shkrim ku citon Financial Times.
Megjithatë, thekson se plani në fjalë po has në pengesa dhe në kritika të forta për koston e madhe. Kjo nxiti dhe reagimin e Elon Musk, që ka dhe një raport miqësor me kryeministren italiane. (A2 Televizion)
Komente