“Epoka e artë e Amerikës nis tani”. Donald Trump, Presidenti i ri i Amerikës, e nisi kështu fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas betimit në Capitol Hill.

“Nga sot, vendi ynë do të lulëzojë e do të respektohet sërish në të gjithë botën. Do të jemi zilia e çdo vendi dhe nuk do të lejojmë që të na shfrytëzojnë. Në çdo ditë të qeverisjes sime, Amerikën do e vendos të parën”, tha Trump.

“Prioriteti ynë kryesor do të jetë që të ngremë një komb që është krenar, i begatë dhe i lirë. Amerika së shpejti do të jetë më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme se kurrë më parë”, shtoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump shtoi se kthehet në presidencë “i sigurt dhe optimist” dhe se është “fillimi i një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar”.

“Rrezet e diellit po derdhen mbi të gjithë botën dhe Amerika ka mundësinë ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, shton ai.

Trump përdori fjalimin e tij të parë për të sulmuar administratën Biden dhe trajtimin e saj të krizës së emigrantëve.

“Administrata e mëparshme ka siguruar strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë. Qeveria ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por refuzon të mbrojë kufijtë amerikanë, pretendoi Trump.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *