Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka raportuar në Komisionin e Jashtëm për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Hoxha theksoi se negociatat nuk janë bllokuar dhe asnjë vend nuk ka vendosur veto, por pranoi që ka një ngadalësim të procesit.

“Në debatin publik është pretenduar mëse një herë se procesi është bllokuar, se vende të caktuara kanë vënë veto (pretendohej për 9 të tilla) apo se Shqipëria nuk po avancon më.

Duke mirëkuptuar interesin e veçantë për këtë proces dhe respektuar debatin publik pavarësisht qasjes, dëshiroj ta them qartë dhe me përgjegjësi: këto pretendime nuk qëndrojnë.

Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht. Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka konfirmuar publikisht këtë fakt. Progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur, disa herë, nga Komisionerja Kos dhe Përfaqësuesja e Lartë Kallas

Ajo që duhet të mbajmë parasysh është se ritmi i procesit përcaktohet nga Presidenca dhe shtetet anëtare të BE. Ato do marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme”. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *