Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, edhe pse figurë dominuese në skenën politike, nuk mund të jetë i sigurt për fitore absolute në zgjedhjet e 24 qershorit.
‘Uashington Post’ shkruan se Erdogan, me gjithë rritjen e autoritetit të tij para disa muajve, kur vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare për 24 qershor, e përjetoi këtë si të ishte i pamposhtur. Taktika e tij e ashpër në rast fitoreje, paralajmëron edhe më shumë armiqësi ndaj Perëndimit dhe represion në shtëpi, dmth., në vendin e tij.
Por aktualisht ekzistojnë sinjale se Erdogan dhe partia e tij po përballen me erëra të kundërta.
Kthesa kryesore ndodhi kohë më parë kur partitë opozitare, me përjashtim të partisë pro-kurde ‘Partia Demokratike Popullore, kanë lidhur aleancë’mes tyre- raporton “The Washington Post”.
Veritas.com.al/