
Pas takimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gaklad me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, i cili ndodhet në Tel Aviv që prej mëngjesit të së premtes, Shtëpia e Bardhë dërgoi një mesazh në lidhje me urdhrin e evakuimit urgjent për civilët e saj në Gaza, dhënë nga Izraeli.
“Kjo është diçka e vështirë”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Bëhet fjalë për shumë njerëz që duhet të lëvizin në një periudhë shumë të shkurtër kohore,” shtoi ai në MSNBC.
“Ne e kuptojmë pse ata po përpiqen ta bëjnë këtë, për të izoluar popullatën civile nga Hamasi, që është qëllimi i tyre i vërtetë”, shtoi ai.
Paniku, konfuzioni dhe kaosi mbizotëron në veri të Gazës pas urdhrit të dhënë sot nga ushtria izraelite për evakuimin urgjent të të gjithë civilëve nga qyteti i Gazës.