Hap pas hapi po zbulohen ‘Çudira’ në aferën e 613 kilogram kokainë të zbuluar në Durrës. Veç te pronari i vërtetë nuk po na çojnë gjurmët.
Të tjera detaje raportohen sot në lidhje me ‘pronarin’ e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia dhe të sekuestruar në Durrës.
Kompania “Arbër Garden”, me pronësi Arbër Çekaj mësohet se ka edhe dy kontenierë të pa zhdoganuar më portin e Durrësit.
Dy kontenierë janë ende nën mbikëqyrje të policisë dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe kontrolli i tyre.
Ai kishte bërë 97 rrugë vajtje- ardhje në Kolumbi dhe Policia ‘nuk konstatonte gjë”.
Dje policia bëri publik sekuestrimin e 613 kg kokaine të nisur nga Kolumbia, Italia dhe Malta dhe që si destinacion për tu shpërndarë kishte vendet e Europës. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që transportonte kontenierin me banane dhe kokainë si dhe administratorin e firmës ndërsa në kërkim është shpallur pronari i firmës Arbër Çekaj.
Veritas,com.al/