Nga 40, që ishte njoftuar numri i të plagosurve, sot ka arritur në 50. Dhe fakti i dytë, emri i viktimës së katërt mbi Urën Westminster: Është Leslie Rhodes, 75 vjeç nga Streatham në Jug të Londrës.

Policia ka apeluar që kushdo që di diçka rreth sulmit terrorists ose edhe rreth autorit të tij Khalid Masood, të japë informacione.

Asistent zëvendës Komisioner i Policisë, Mark Rowley tha se këtrkonte informacion rreth “miqësisë dhe të shoqëruarve të Masood, si edhe për vendet që ka vizituar kohët e fundit “.

Duke përditësuar raportimin në një konferencë jashtë selisë së New Scotland Yard, zoti Rowley tha se dy policë mbeten ende në gjendje të vështirë për shkak të plagëve që kanë marrë.

Fakti i tretë i ditës është se gjatë natës janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për pjesëmarrje në aktin terrorist.

/Veritas.com.al/