Babai i vajzës shqiptare të vrarë në Londër disa ditë më parë, ka thyer heshtjen në këto ditë zie për të duke zbardhur ngjarjen e ndodhur atje. Kujtojmë se shtetasja Elidona Demiraj u vra me thikë në fyt nga shtetasi Arben Rexha, ndërsa policia britanike vazhdon ende të kërkojë motivet.
Ndërkaq, babai i saj, Halil Demiraj jep detaje për marrëdhënien e Rexhës me vajzën e tij. Sipas babait, Rexha dhe vajza e tij kishin tre muaj që ishin martuar dhe autori e kishte marrë vajzën në Britani, ku jetonte edhe vetë me identitet tjetër.
Emri i vërtetë i tij është Lulzim Qeleposhi dhe Arben Rexha. “Ky bashkëshort kriminel që jo vetëm i privoi dashurinë dhe lumturinë, buzëqeshjen e saj të ëmbël, që për 25 vjet nuk iu largua asnjë çast nga fytyra, i privoi dhe i mohoi edhe atë që ia fali zoti. Jetën, në kulmin e rinisë së saj. Uroj që rasti i vajzës sime të mos trokasë në derën e askujt!”, shkruan babai i vajzës.