Ekipet e ‘kërkimit dhe shpëtimit’ në Florida janë bërë gati që të zgjasin afatin punës natë e ditë për të zbuluar sa është shtrirë dëmi i shkaktuar nga Uragani Irma.
Stuhia e fuqishme është dobësuar gjatë natës teksa po përplasej nq brigjet perëndimore të shtetit. Miami dhe zona të tjera urbane janë vënë nën inondatat më të mëdha.
Në Ishujt e Florida Keys, menaxherët e emergjencave lokale kanë paralajmëruar se po përvijohet një ‘krizë humanitare”.
Media ka raportuar për të paktën katër të vdekur nga stuhia.
Irma, e cila goditi Florida-n si uragan i kategorisë katër, të Shtunën, tani është dobësuar deri në shkalline një stuhie tropikale.
Uragani shkaktoi shkretimin në 10 ishuj të Karaibeve, duke vrarë 28 persona.
Veritas.com.al/