Pas aktit të shkarkimit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, sot ka folur Ylli Manjani, jurist dhe njohës i arkitekturës së krimit shtetëror në Shqipëri. Ai ka denoncuar krimin deh strukturën e tij, ka paraqitur dëshmi tronditëse mbi situatën e krimit shtetëror, mbi të dhënat tronditëse që posedojnë shërbimet e huaja inteligjente, mbi bashkëpunimin e  policisë së shtetit me krimin në vend dhe krimin ndërkombëtar; mbi shthurjen e qeverisë, etj.

Kush do të flasë pas kësaj?

A do të flasë ligji, prokuroria, Presidenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Kjo është çështja.

Ja çfarë ka deklaruar zoti Ylli Manjani:

Ministra që flenë tek hoteli i Klemend Balilit me Dashnoret. Shefa policie që kanë fshehur skedën e Balilit. Një kryeministër që kërcënon gjyqtarët me telefon që merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat. Kurrë më parë, asnjë ministër i Republikës nuk është larguar nga posti i tij me akuza kaq të rënda sa ka artikuluar Ylli Manani në konferencën e tij të fundit për shyp. Ai ka thënë se edhe sikur kjo të jetë dita e tij e fundit në politikë, ai nuk mund të pajtohej me një qeveri të kanabisizuar. Sipas Manjanit që mbahet mend se në politikë nuk e ka pasur problem ka thotë gjithçka dhe të kundërtat e tyre, ai u largua nga qeveria pas deklaratës se ushtria duhet te ndërhyje kundër hashashit. “U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”- tha ai.

Zoti Manjani shtoi se ndihet i nderuar që është i shkarkuar.

” E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore”.

Ai tha se shërbimet e huaja i kanë kërkuar në fakt Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe jo shkarkimin e tij.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, tha Manjani në konferencën për mediat në orën 13:00.

Ai hodhi akuza të rënda edhe për Ardian Çipën, i cili sipas tij ka pasur akses në bazën e të dhënave të Interpolit ku ka parë edhe skedën e Balilit. Por sipas Manjanin, ai e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë.

/Veritas.com.al/