Duhet të ishte  ndryshe, që fosnja të vinte në jetë, por nuk ndodhi kështu. Foshnja e porsalindur, i cili u gjet I braktisur mesditën e së mërkurës në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa u konfirmua nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot 😭 edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Këtë të enjte, u arrestua nëna e cila braktisi foshnjen. Sipas nenit 124, “braktisja e fëmijëve të mitur”, kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Para grupit hetimor ajo ka thënë se veprimin e ka kryer pasi nuk e mbante dot dhe nuk kujdesej dot për djalin e saj të porsalindur. Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se i vinte turp që të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhin e pallatit në Yzberisht.

“Në fakt, është një lajm i rëndë, pasi foshnja sapo ka ndërruar jetë në spital, teksa një reagim ka ardhur edhe nga ministri Taulant Balla. Fëmija, ka qenë në gjendje të rëndë që prej ditës së djeshme, ditën e sotme, nuk ia ka dalë dot, duke ndërruar jetë. Në pranga është vënë edhe nëna 30-vjeçare, lindjen e ka djalit të saj, të foshnjes e ka bërë në pjesën e  bodrumit në Yzberisht. Ka qenë një banor i lagjes që ka konstatuar fëmijën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia ka dalë” raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./

Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një foshnje e porsalindur, e cila u gjet e braktisur në një bodrum në Yzberisht, ndërroi jetë, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes.

Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator./