Sipas Fox News/

Diplomati amerikan Adam Ereli, ish ambasador i SHBA në Bahrein,  ishte i ftuar në një program të komentatorëve në Fox News.

Programi i Fox News i dedikohej vizitës së Kancelares gjermane  Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Diplomati amerikan tha se Gjermania është e shqetësuar për situatën aktuale në Shqipëri. Ai shtoi  se edhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojë vëmendje situatës në Shqipëri.

Gazetari i Fox News pyeti mbi gjendjen e krijuar me refugjatët, i cili sipas gazetarit, është çështje kyç edhe mes Donald Trump dhe Angela Merkel.  “A mendoni se ka progres?”- pyeti diplomatin

Adam Ereli foli si diplomat dhe tha “shpresoj se po”.  Çështja e refugjatëve në Europë prek edhe Amerikën- tha ai. “ Rusia po shfrytëzon krizën e refugjatëve për të ‘minuar’  aleatët”- tha.

“Tregues  është kjo që po ndodh në Shqipëri. Shqipëria është bërë vendi kryesor i prodhimit të marihuanës dhe një nga vendet e para eksportuese të drogës në Europë”, tha ambasadori amerikan.

-Në Shqipëri prej disa javësh po zhvillohet një protestë qytetare e drejtuar nga opozita’- njoftoi ambasadori në ekranin televiziv amerikan.- Protesta zhvillohet edhe kundër kultivimit të narkotikëve, njoftoi diplomati.

Zoti Ereli tha se kjo gjendje është shqetësim edhe për Amerikën e Gjermaninë.

Diplomati amerikan foli eshe për rrezikun e terrorizmit që mbartin refugjatët në Belgjikë, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Europës. Ai tha se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Rusia për dobimin e Perëndimit.

/Veritas.com.al/