Franca po bisedon aktualisht për lënien e gjendjes së emergjencës kombëtare e cila ka hyrë në fuqi që në Nëntor 2015 Paris, pas sulmeve terroriste.

Ministri i Drejtësisë në Francë, Jean-Jacques Urvoas tha gjatë një fjalimi të Mërkurën se vendi “ka krijuar kushtet që të bëhet e mundur dalja nga gjendja e emergjencës, pa dobësuar veten përballë kërcënimit nga terrorizmi”.

Urvoas nuk dha as datë as orë se kur do të mbaronte gjendja e emergjencës.

Parlamenti ka zgjatur kohën e  gjendjes së emergjencës, herën e fundit për gjashtë muaj për të mbuluar edhe pranverën e zgjedhjeve presidenciale në Francë. Zgjatja parashikuar mbaron në 15 korrik.

Kritikët thonë se vendosja e gjendjes së emergjencës ka dëmtuar liritë e individit.

Sulmete 13 Nëntorit 2015, që u morën përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, lanë të vdekur 130 persona.

/Veritas.com.al/