(FOTO: Junker, president i BE dhe Holande, president i Francës)
Një maxhorancë e theksuar e votuesve francez janë më mosbesues ndaj qeverisë dhe institucioneve të Bashkimit Europian (BE)- në një proporcion më të lartë se mes qytetarëve të Britanisë së Madhe.
Sipas sondazheve të kryera nga Demos, 8 nga 10 qytetarë francez kanë nivel të ulët të besimit ndaj qeverisë së tyre, ndaj Komisionit të BE dhe Parlamentit.
“Mosbesimi në Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian është gjithashtu shumë i lartë, që nga 1 deri te 10 në masën e besimit- është 82 për qind e popullsisë ata do të donin që pesë nga këto institucione të mos ekzistonin më.
“Këto rezultate janë sidomos të kënaqshme sepse tregojnë gërryerjen e besimit ndaj institucioneve Evropiane, të cilat tradicionalisht kanë pasur një imazh më pozitiv se vetë kombet nga vijnë përfaqësuesit”.
Megjithatë, studimi i kryer mes 1,001 të rriturve francez, zbulon se vetëm 22 për qind e qytetarëve francez shprehin një dëshirë eksplicite që të ndjekin shembullin e Britanisë për largimin nga BE.
“Demos” gjithashtu pyeti qytetarë të rritur anglez, 51 për qind e të cilëve shfaqin një nivel shumë të ulët besimi në Komisionin Evropian në krahasim me 56 për qind të qytetarëve francez- sipas studimit.
Në pritje të zgjedhjeve presidenciale që po vijnë në Francë, raundi i parë është më 23 prill, raportet tregojnë mosbesim në politikën e establishmentit, gjë që duket si një “manifest” për sondazhet.
Thuajse gjysma e votuesve besojnë se ndryshimet do të bëhen me moton “të ndalohet kandidati që rrezikon Francën” se sa të bëjmë një zgjedhje në favor të kandidatit me mesazhe “shpresëdhënëse”. në këto votime
“Ngritja e Frontit Naconal tregon jo vetëm se qytetarët reflektojnë ‘frikë’, por gjithashtu se shprehin zemërimin e tyre ndaj sistemit politik”- tonë autorët.
Marine Le Pen, lidere e Frontit Nacional, është parë negativisht nga minoranca, por 27 për qind e Francezëve e shikojnë atë si “lider të fortë” dhe 24 për qind e përafrojnë atë me “realizmin”.
/Veritas.com.al/