(FOTO: François Fillon, kandidat për president i Francës)

Shumë shpejt për ta thënë, por mbrëmë Franca ndoqi drejtpërdrejt fitoren e pastër të tij përballë Alain Juppé.

Ja disa nga elementet kyç të votimit të mbrëmshëm për kandidatin e djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë:

1.François Fillon kryeson bindshëm me 66.7 % përballë Alain Juppé, i cili mori vetëm 33.5 % të votave.

2.Rritet pjesëmarrja e votuesve të djathtë në këtë garë brenda për brenda të djathtës: në turin e parë kanë votuar 4,3 milion njerës. Sipas një vlerësimi të institutit Elabe për kanalin televiziv BFMTV, votuesit që kanë marrë pjesë në turin e dytë kapin shifrat nga 4,2 në 4,6 milion votues.

3.Nicolas Sarkozy ka përshëndetur fitoren e François Fillon; ndërsa François Bayrou mbetet skeptik dhe vlerëson se projekti i fituesit “ka probleme”.

/Veritas.com.al/