Nuk ka ndodhur kurrë, madje rrallë mund të ketë ndodhur edhe në shtete ku Perëndimi i ka shpallur si “pa demokraci”, ku në seancën Parlamentare kur zgjidhet Presidenti i Republikës, të mos ndodhen ambasadorët e shteteve të akredituar; të paktën ambasadorët e vendeve aleate dhe Dekani i Trupit Diplomatik.

Kjo po ndodh sot në seancën parlamentare ku President i Republikës po zgjidhet Ilir meta, ish kryetar i Kuvendit.

Asnjë nga ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk është prezent në Parlament ku aktualisht po votohet; llozhat e caktuara për ta, janë bosh. Në sallë gjenden vetëm 88 deputetët e shumicës dhe ish demokrati Mhill Fufi.

Veritas.com.al/