Nga L. Skiroi/

Në këto momente kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta, ndodhen në zyrën e Presidentit të republikës, Bujar Nishani.

Para pak kohë të dy ishin së bashku në zyrën e Metës, dhe pas takimit u shkarkuar nga detyra Ministri i Drejtësisë, Manjani. Momente tensioni- sigurisht. Por cila është arsyeja që të dy së bashku- kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, trokasin në zyrën e Presidentit?

Kjo nuk ka lidhje me krizën politike, sepse nuk ka dorëheqje të qeverisë. Edhe sikur të kishte, pse duhej të ishte kryetari i Kuvendit? Por nuk ka as propozim por betimin  ministrit të ri të Drejtësië. Edhe sikur të ishte kështu, atëherë nuk ka vend për kryeministër dhe kryetar Kuvendi te Presidenti.

Arsyeja e vajtjes të nr 2 dhe nr 3 të shtetit te Presidenti i Republikës, është enigmatike.

Sigurisht, ka shumë hamendje, por nuk mund të paraqiten para publikut. Një nga arsyet e justifikueshme nga Kushtetuta, është një kkresë para Presidentit që të lirojë nga detyra kryeministrin dhe të ngarkojë një kryeministër tjetër me formimin qeverisë.

/Veritas.com.al/