Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë veriun e vendit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Meteorologia Lajda Porja tha për ABC Neës se në orët në vijim, parashikohet që reshjet e shiut të zëvendësohen nga dëbora në të gjithë shtrirjen lindore dhe juglindore të vendit.

Ajo gjithashtu theksoi se reshjet e dëborës do të zbresin edhe pranë zonave të ulëta. Gjithashtu pritet që të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të masave të ftohta siberiane. Temperatura minimale në zonat e ulëta do të arrijë deri në -6 gradë celcius.

E hëna pritet gjithashtu të ketë vlera negative ndërsa nga e marta dhe në vijim rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin dhe do të rriten sërish temperaturat.

Parashikohet që në orët vijuese të kemi edhe konvertim të reshjeve të shiut në dëborë, ku e gjithë zona, që nga veriu e deri poshtë në juglindje, do të ketë reshje dëbore. Reshjet do të bien në 300 apo 500 metra mbi nivelin e detiti. Presim dëborë të konsiderueshme deri sonte pas mesnatës. Kjo do të ndodhë për shkak se rreth orëve të mesditës dhe pasdites do të kemi depërtim të masave të ftohta siberiane, gjë e cila rënie të menjëhershme të temperaturave. Maksimalet sot do të jenë jo më shumë se 10 apo 11, një rënie shumë e ndjeshme duke e krahasuar me ditën e djeshme. E gjithë zona që nga Bajram Curri deri në juglindje do të zbardhet nga dëbora, do të ketë reshje të konsiderueshme. Pritet që të kemi edhe 50 cm dëborë në zonat veri-lindore. Do të kemi rënie të instensitetit të dielën. E hëna do të ketë reshje shumë të pakta. Reshje do të ketë edhe në zonat malore të jugut, Llogaraja. Dëbora zbret pranë zonës së ulët. Megjithatë, Ultësira Perëndimore nuk pritet të ketë reshje. Temperaturat të dielën bien disa gradë nën zero ku minimalja shkon edhe -6 në zonat malore ndërsa bregdeti mbetet në vlera pozitive nga 1 deri në 3 gradë.”, u shpreh Porja./abcnews.al