(FOTO: Në takimin e G7. Zoti Tillerson do të fluturojë drejt Moskës sot pasdite)/

Grupi G7 i kombeve ka dështuar që të arrijë marrëveshje mbi kërcënimin për sanksione të reja kundër Rusisë dhe Sirisë.

Ministrat e Jashtëm të G7kanë qenë në kërkim të një qëndrimi të përbashkët mbi konfliktin Sirian, para se sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të fluturonte për në Rusi në përpjekje që ta bindë Rusinë që të abandonojë aleatin Siri.

Shtetet anëtare të G7 ranë dakord se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës siriane me presidentin Assad në pushtet.

Por propozimi i Mbretërisë së bashkuar për të vendosur sanksione ndaj liderëve të vjetër të ushtrisë, u la mënjanë.

Diplomacia në qytetin italian, Lucca vazhdoi me sulmin e dukshëm me armë kimike në Siri.

Siria ka mohuar se ka përdorur armë kimike në sulmin mbi rebelët në qytetin e mbajtur prej tyre, Khan Sheikhoun javën e  kaluar që la të vdekur 89 persona.

Në përgjigje të këtij akti barbar, Shtetet e Bashkuara lëshuan 59 raketa Cruise mbi bazën ajrore Siriane që ishte e implikuar në sulmin kundër civilëve Sirian.

/Veritas.com.al/