Personi i rrëmbyer dhe i vrarë me plumb pas koke, Gazmend Collaku ishte i dyshuari kryesor për atentatin e 20 dhjetorit në Durrës, ku humbi jetën Ervin Kodra dhe miku i tij, Caushaj.
Deklarata u bë nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, gjatë një komunikimi për mediat.
Alibeaj e lidh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Durrës me vrasjen e të rinjve pak kohë më parë