Frrok Çupi
Të gjithë kanë frikë, por të gjithë kanë dyshime… A do të jetë kjo italiane e brishtë, Girogia, ai ‘përbindëshi’ i përshkruar në media që do të përmbysë qytetarinë italiane dhe të godasë Bashkimin Europian? A do të jetë ajo ‘Fashistja’ që do t’i kthejë anëtarët e Partisë së saj në ushtarë ‘të Duçes’?…
E dyshimtë!, të paktën e dyshimtë deri më sot.
Dyshimet janë në natyrën e njeriut dhe pjesë e natyrës së njeriut. Pastaj dyshimet dalin nga njeriu e përhapen ngadalë rreth anëtarëve të afërm të familjes e të rrethit të Giorgia…
Çfarë është Giorgia? Një gazetare italiane, pastaj politikane. Tani ka në dorë qeverinë e Italisë. Të gjithë e quajnë ‘fashiste’ përveç Girogias që nuk e quan veten ‘fashiste’. As bashkëshorti i saj, një gazetar dhe prind i pashoq. Andrea Giambruno, babai i vajzës së tyre, ka ide politike të ndryshme nga Giorgia, ai nuk pajtohet me djathtizmin ekstrem.
Pastaj zgjerohet edhe pak rrethi i njerëzve të Girogias. Gazetarët kanë intervistuar një adoleshent që e njeh Giorgian, Francesco Winston. Ai jeton afër Rovenës, në ‘Roamgna e Kuqe’, siç e quajnë për shkak se konsiderohet si ‘vatër e komunistëve’. ‘Këtu të gjithë janë në zi’, tha djaloshi 17 vjeç.
-Pse?-, pyeta, shkruan gazetari.
-Ata thonë se Girogia do të ndalojë abortin!- thanë.
-Pse e besojnë këtë?.
– Ata janë të keqinformuar!’, më tha djaloshi
-Bravo figlio mio, bravo!, i thashë
Fitorja e Giorgia Melonit në Itali ka shkaktuar indinjatën e pritshme politike. Nuk është vetëm shtypi ndërkombëtar. Dje, për shembull, 17-vjeçari
Meloni nuk do të abortonte vetë një fëmijë të palindur – më tha kur e intervistova në Romë muajin e kaluar – por as nuk do ta impononte pikëpamjen e saj ndaj ndonjë gruaje tjetër. Ajo nuk ka në plan të ndryshojë ligjin e Italisë të vitit 1978.
Megjithatë, kundërshtarët e saj – plus miqtë e tyre të shumtë në mediat italiane dhe ndërkombëtare – këmbëngulin vazhdimisht që partia e saj, ‘Vëllezërit e Italisë’, e ka kufizuar abortin në rajonin Le Marche, të cilin e ka qeverisur që nga fundi i vitit 2020. Dhe kjo, thonë ata, është një prova kryesore që dëshmon se ajo është ergo fashiste e ekstremit të djathtë. Por pengesa për abortet në le Marche, si në Itali në tërësi, është se një shumicë e madhe gjinekologësh në shumë pjesë të Italisë refuzojnë të kryejnë aborte si kundërshtarë të ndërgjegjes; në nivel kombëtar kjo është 64.6 për qind ndërsa në Le Marche është 70 për qind.
Fitorja e Giorgia Melonit në Itali ka shkaktuar indinjatën e pritshme politike. Nuk është vetëm shtypi ndërkombëtar
A është Meloni ajo çfarë po shkruajnë mediat si brenda edhe jashtë Italisë?
Një gjueti e shpejtë përmes epiteteve të përdorura për të përshkruar Melonin media ndërkombëtare, si djathtas edhe majtas, ilustron disponimin e dyshimtë në kështjellat e pushtetit. Meloni dhe partia e saj po quhen “post-fashiste”, “ekstreme e djathtë”, “e djathtë e fortë”, por asnjëherë konservatore, siç identifikohen vetë anëtarët e Partisë së Melonit.
Tani ndodhen në provë qëndrimi ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë. Meloni i shkroi presidentit të Ukrainës se qeveria e saj ‘i jep mbështetje në luftën kundër Rusisë’. Është e njëjta linjë si e Emanuel Macron i Francës ose Olaf Scholz i Gjermanisë.
Megjithatë ka përsëri pika të dyshimta. Më e dyshimta është ‘pika’ mbi aleatët e saj Matteo Salvini i Lega-s dhe Silvio Berlusconi i Forza Italia. Këta janë të paqartë për këtë çështje. Edhe pse ata sapo kanë dalë nga qeveria e Mario Draghit, i cili ishte në favor të armëve dhe sanksioneve me Rusinë. Meloni nuk ishte pjesë e asaj qeverie, por duket se sot ndodhet më ‘pro’ Ukrainës se sa aleatët e saj. Meloni e ka vënë kusht edhe hyrjen në koalicion nëse ta do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën; ndryshe mbeten jashtë.
Giorgia Meloni ka zgjedhur rrugën e butë, tërheqëse dhe jo konfrontuese, jo të djathtë fashiste. Gieogia ka vendosur të përpiqet të bindë e të mos detyrojë; të mos gënjejë dhe të ndërtojë konsensus. Meloni ka zgjedhur të jetë e mirëpritur në Bruksel dhe e dobishme për italianët e shtëpisë së saj. Vetë tha, pas fitores, se do të qeverisë ‘duke bashkuar italianët’.
Meloni nuk mund të godasë Bashkimin Evropian. Sigurisht, ka deklaruar skepticizmin e saj edhe për eurozonën…, ka paraqitur idenë e saj për Europën si ‘konfederatë shtetesh’ e jo supershtet, dmth., një Europe des Patries. Por nuk mund ta atakojë kurrë BE-në.