FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images
BERLIN (AP) – Autoritetet gjermane po hetojnë pasi policia gjeti mijëra litra kimikate të dëmshme dhe kontejnerë të gazit të depozituar në një depo në Gjermaninë Perëndimore.
Agjencia gjermane e lajmeve ‘dpa’ njoftoi të hënën se zjarrfikësit zbuluan kontejnerët të dielën në një depo në Preussisch Oldendorf, pranë qytetit të Bielefeld, ndersa po shuanin një zjarr nga kabllot në infrastrukture.
Dpa njoftoi se pronari i ndërtesës e kishte lëshuar me nënqira atë tek një person tjetër, i cili tani është duke u kërkuar nga policia. Nuk ka detaje të mëtejshme për atë person.
Policia tha se po heton gjithashtu se pse materiali është ruajtur në ndërtesë dhe qellimin e përdorimit te tij.
Ndërtesa u konfiskua nga policia dhe kimikatet do të hiqen nga specialistët.
35,000 litrat (9,245 gallons) e kimikateve përfshijnë acid sulfurik, solucion hidroksid natriumi dhe acid fosforik.
Veritas.com.al/