Gjermania mbetet pa qeveri të re përderisa bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve të shtatorit po çapiten. Gjithashtu po ndjehet një zhgënjim i votuesve mbi paaftësinë e partnerëve për të arritur një marrëveshje; dëshira publikut për zgjedhje të reja po rritet.
Maxhoranca prej 68 për qind e të intervistuarve gjerman favorizojnë zgjedhje të reja në qoftë se i ashtuquajturi ‘ ‘Jamaica coalition’ dështon të materializohet- raporton Zweites Deutsches Fernsehen.
Vetëm 29 për qind e gjermanëve kundërshtojnë zgjedhjet e tjera- madje edhe sikur koalicioni qeveritar të arrihet- megjithatë vetëm 50 për qind e gjermanëve janë dakord që ky koalicion të vijë në pushtet.
Ideja e zgjedhjeve të reja është etiketuar si ‘katastrofë’ për Gjermaninë nga partitë tradicionale, edhe pse pranojnë se bisedimet për koalicionin kanë dështuar; gjë që nënkupton “një sinjal për mungesë kapaciteti të partive të zgjedhura demokratikisht”- tha një politikan i vjetër i CDU, ministër aktual, Daniel Günther.