Presidenti Islamist Turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një hap përpara në luftën e tij verbale kundër Europës. Ai e ka akuzuar Gjermaninë për “vënien në punë të masave Naziste” kundër Turqve në Gjermani.

Lideri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) i ka drejtuar akuzat ndaj kancelares Angela Merkel personalisht, sipas “EU Observer”, ndërsa mbante një fjalim para turmave në Stamboll.

“Ju keni të drejtë tani të vini në funksionim masa Naziste”, deklaroi ai. “Kundër kujt? Kundër vëllezërve të mi Turq, qytetarë në Gjermani dhe ndaj ministrave vëllezër të mi”- tha ai.

I ashtuquajturi “Islamist i Moderuar” iu referua administratës së Merkel që ka refuzuar të lejojë një miting politik të AKP në Gjermani në prag të referendumit të Turqisë më 16 Prill.

/Veritas.com.al/