Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për refuzimin e GJKKO-së për të liruar nga qelia kandidatin fitues të zgjedhjeve të 14 majit për bashkinë e Himarës.

Në reagimin zyrtar, ministria shkruan se ky vendim pengon betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës. Më tej thuhet se po ndiqen me vëmendje zhvillimet lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

“Refuzimi i sotëm i kërkesës së z. Beleris për lirim nga burgu, për të marrë detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton reflektim të thellë për qëllimet reale që qëndrojnë pas ndjekjes së tij.

Ministria e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e prezumimit të pafajësisë, element themelor i shtetit ligjor – nga shteti fqinj”- thuhet në reagim.