Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Kombinat.

Nga ekspertiza e Gjykatës u arrit në përfundimin se Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nuk kishin të drejtë kur bllokuan dhe organizuan protesta kundër projektit të rindërtimit.

“Kërkesë padia për këtë pjesë është e pabazuar dhe duhet rrëzuar. Në lidhje me pretendimin e paditësit se akti është nxjerrë në kundërshtim me parashikimet e ligjit material, të dhënat e dokumenteve si ekspertizën e shoqërisë se kontraktuar, Gjykata vlerëson ta konsiderojë të papranueshëm”, shkruhet në vendim.

Gjykata Administrative më herët vendosi pezullimin e çdo veprimi për prishjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Kombinat.

Banorët e pallatin nr. 145, në rrugën “Sokrat Mosko”, Kombinat, iu drejtuan gjykatës pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi prishjen e ndërtesës, me argumentin se objekti ka dëmtime të konsiderueshme.

Në gjykatë banorët prezantuan prova dhe ekspertiza se vendimmarrja sipas tyre është marrë mbi fakte të pavërteta.


Moment nga takimi i kryedemokratit, Lulzim Basha me banorët
Procesi i rindërtimit, Tiranë

Nga 33 mijë përfitues së banesave të reja, 500 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu brenda vitin do të marrin shtëpitë e reja familjet në lagjen 5 Maji, e cila është një nga lagjet ku është ndërtuar gjithçka nga e para.

Së shpejti sa i përket kësaj Bashkie që do të hyjnë në shtëpitë e reja janë dhe familjet në zonën e Ndroqit Zall-Herrit dhe Kombinatit.