Gjyqtari i Petrit Curri, i gjykatës së rrethjit gjyqaësor Durrës, nuk e ka pranuar kërkesën e Bashkisë së Durrësit për vazhdimin e punimeve në “Valiera”.

Bashkia e Durrësit e përfaqësuar nga Drejtori i Urbanistikës, i është drejtuar gjykatës me një shkresë zyrtare për heqjen e sekuestros preventive,;kjo kërkesë ushte mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj në varësi.

Në seancën gjyqësore  ka patur  debat midis gjykatësit dhe prokurores së çështjes.

Gjyqtari Petraq Curri i ka kërkuar  prokurores së çështjes pse janë paraqitur me vonesë dokumentet e nevojshëm, që kanë bërë që  ndërkohë që procesi të jetë zvarritur.

Që në muajin shkurt të këtij viti, me vendim të gjykatës së Durrësit u bllokuan punimet në zonën arkeologjike A, aty ku bie projekti për t’u ndërtuar një prej këmbëve të “Velierës”.

Prej asaj kohe, punimet u bllokuan në zonën A, e për pasojë projekti madhor “Veliera” u zhvillua vetëm në një pjesë të tij.

Veritas.com.al/