Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e të pandehurve të dosjes “Partizani” për përjashtimin nga shqyrtimi paraprak të gjyqtares Flojera Davidhi.

Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Andia Pustinës dhe shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, shkruan A2 CNN.

Më poshtë pjesë e vendimit të Gjykatës së Posaçme:

1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.

4. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *