Gjykata e  Krimeve të Rënda i ka hequr sekuestron për pasurinë deputetit Alfred Peza. Pasuria e tij prej kohësh ishte nën sekuestro preventive për shkak të hetimit që po kryhej mbi Pezën.

Vendimi për sekuestron u mor nga Gjykata për Krime të Rënda më 18 prill. Vendimi isshte marrë  si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 për qind të aksioneve të bankës me një vlerë prej 113 milion lekë.

Vetë deputeti Peza ka sqaruar më herët se pasuria prej 113 milion lekësh me të cilat bleu aksionet në një bankë private, është vënë nga kursimet.

Ndërkohë deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij po hetohen në bazë të ligjit anti-mafia, për të paktën tre vepra penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzimi për deklarim, mos-deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Veritas.com.al/