Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të enjten në orën 10:00 padinë e deputetëve të grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. 30 deputetët e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cenuese të Kushtetutës dhe të ligjit ndërkombëtar.
“Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë vetëm dokumentet e ankimimit nga të dyja grupimet. Shqyrtimi i trupës së gjyqtarëve. Do të jetë vetëm në bazë dokumentesh. Nuk do të kemi palë që prezantojnë pretendime por do të shqyrtojnë atë që kanë dokumente. Do të ketë vetëm një shqyrtim në themel të marrëveshjes në bazë të dokumentacionit të dorëzuar. Sot pritet të shihet nëse do të jemi një vendim nga Kushtetuesja por bazuar në eksperiencën e kaluar, ndodh që nuk ka një vendim ditën e parë dhe kjo pritet në vijim kur do të kenë një konkluzion të qartë për opinionin publik.”, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.
Me 13 Dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë marrëveshjen vetëm pak orë përpara se Kuvendi të votonte për miratim. Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.
Në mbledhje, u vendos që Bashës t’i kthehet ankimimi për ta plotësuar në vijim, ndërkohë vendimmarrja për ta pezulluar u bazua tek dokumentet e dërguara të dy grupeve të opozitës. Opozita thotë se marrëveshja me Italinë bie ndesh me kushtetutën, shkel konventat e të drejtave të njeriut dhe i mungon transparenca.