Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije detaje nga operacioni i goditjes së grupit të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Goditet një rrjet i strukturuar kriminal nga Kosova, që kryenin trafik armësh dhe municione armësh drejt Shqipërisë”, tha ai.

Ai shtoi se janë sekuestruar mbi 200  kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri.

“Janë kapur 203 kallëpe lëndë plasëse, tritol. Me peshe 46 kilogramë. kjo sasi ishte e destinuar për ngjarje kriminale. Janë sekuestruar tre telefona dhe një makinë”, tha Voaj.

Për këtë janë arrestuar tre persona, të gjithë banues në Gjilan, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Të arrestuarit: 
Rigon Maliqi
Lion Pira
Shkëlqim Halabaku

Kreu o Policisë së Tiranës, po ashtu tha se kanë zbardhur dhe dokumentuar një tjetër ngjarje kriminale në Tiranë. Ai theksoi se janë identifikuar dhe janë kapur autorët e dyshuar të përfshirë në vënien e tritolit në një zyrë noterie në rrugën Perlat Rexhepi” në Tiranë.

Për këtë janë arrestuar Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj. Për këtë janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë. Sipas kreut të Policisë së Tiranë, këta perona ka të dhënat se janë paguar për të kryer aktin kriminal.