Tashmë është identifikuar personi që grabiti me armë një bankë në qytetin e Tepelenës. Ai është Kristo Ruçi, 25 vjeç, i njohur si trafikant droge.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Autori i dyshuar është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë.

Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore të bankës. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

Veritas.com.al/