Mbreti i Arabisë Saudite, Salman ka lëshuar një dekret që i lejon gratë për të drejtuar makina, për herë të parë.
Mbretëria e Gjirit, është i vetmi vend në botë që ndalon gratë të ngasin makinën.
Deri tani, vetëm burrat lejoheshin të mbanin patenta dhe gratë që kapeshin në publik duke ngarë makinë, arrestoheshin dhe gjobiteshin.
Shtysë për këtë lëvizje kanë qenë si presionet nga brenda mbretërisë, ashtu edhe nga jashtë. Presidneti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se ky ishte një “hap pozitiv” drejt promovimit të të drejtave të grave.
Kryesuesja e fushatës, Sahar Nassif i tha BBC që nga Jeddah se ishte “shumë shumë e eksituar- teksa hidhej lart e poshte dhe vetëm qeshte”.
“Po shkoj të blej makinën time të ëndrrav, një Mustang të hapshëm; dhe do ta blej me ngjyrat të zezë dhe portokalli”.
Veritas.com.al/