Nga: Andrea Muratore
Greqia do të njohë në muajt e ardhshëm takimin e rëndësishëm elektoral të vjeshtës se ardhshme (jo më vonë se 20 tetori), në të cilin Vendi helen do të votojë për rinovimin e plotë të Parlamentit. Në këtë kontekst, zgjedhjet evropiane do të marrin një rol ekstremisht të rëndësishëm, në menyre të ngjashme me atë që ndodhi në 2014.
Atëherë amatori Alexis Tsipras, udhëheqësi i Syrizas, me një vlerësim të parë në sondazhe, hapi rrugën për fitoren e mëpasshme në zgjedhjet politike që i dhanë drejtimin e qeverisë; tani, i njëjti Tsipras është vënë në pikëpyetje dhe duhet të ketë frikë nga rikthimi, që duket tashme i kryer, nga e djathta e Demokracisë së Re dhe rritja e Agimit të Artë.
Nëse formacioni i ekstremit të djathtë dhe identiteti është dhënë afër dopio shifrave në sondazhe, Demokracia e Re, formacioni i qendrës së djathtë që udhëhiqte vendin para ngritjes së Ciprasit, duket se e ka kaluar Syrizen prej kohësh. Dhe votimi për Evropianet mund të jetë një “herë e parë” e zgjedhjeve politike të vjeshtës.
Një mbyllje e rrethit për Tsipras, një lloj katarsisi për Demokracinë e Re, e cila nën presionet e papërballueshme të jashtme duhej të fillonte si parti qeverisëse masat e para të kursimit në meste viteve 2010 dhe 2012, dhe tani mund të përfitojë nga dorëzimi pakushte dhe “tradhtia” e parimeve udhëheqëse të programit politik të Cipras.
“Udhëheqësi i saj, Kyriakos Mitsotakis, nuk ka një orientim sovranist’, thekson Avvenire, “megjithatë po përdor si një nga armët kryesore të fushatës së saj zgjedhore marrëveshjen historike të arritur në muajt e fundit me ndryshimin e emrit, nga ana e Maqedonise në ‘Maqedonia e Veriut’, duke mbyllur kështu një mosmarrëveshje historike dhe duke siguruar nga Athina dritën e nevojshme të gjelbër për hyrjen e republikës ballkanike në NATO dhe BE “. Por do të jetë ekonomia çelësi i drejtimit te zgjedhjeve.
Rezerva e votave kryesore për Demokracinë e Re, dhënë nga sondazhet mbi 35% të votave dhe 10 pikë mbi Syrizan, është përfaqësuar nga komponentet e mbetur te një klase të mesme që ka paguar më shumë se pjesa tjetër e shoqërisë masat shtrënguese në altarin e së cilës ishte sakrifikuar stabiliteti i pëlhurës shoqërore greke dhe, në fakt, e ardhmja e Vendit. Tsipras është në rënie vertikale të konsensusit jo aq për faktin se nuk ishte në gjendje të përfundojë programin e tij të anti-kursimit, sesa, për më tepër, për mutacionin gjenetik që e bëri atë të jetë lideri i aftë për të abandonuar edhe komponentët më të limituar te paketave te “ndihmës” që kanë gllabëruar thuajse 300 miliardë euro. Ashtu si futja famëkeqe e rregullit mbi përfshirjen e shtëpisë së pare, kërkuar fort nga Brukseli.
Siç ka theksuar Republika, “llogaritarët” e Brukselit – që kanë mbështetur Partenonin me 240 miliardë hua – janë të kënaqur: Greqia dhe monedha e vetme kanë shpëtuar (së bashku me bankat gjermane dhe franceze), PBB-ja greke është kthyer me rritje (+ 1.4% në vitin 2017) dhe mbas 15 shkurtimeve të pensioneve dhe shkurtimeve të rënda të shtetit social, buxheti i Athinës e ka mbyllur vitin e kaluar me një superaktiv te barabarte me 3.7% të PBB-së “. Rritja e PBB-së eshte drejtuar mbi të gjitha nga rimëkëmbja e turizmit e shkaktuar nga rënia e flukseve në Egjipt dhe Turqi dhe nga një rritje e eksportimeve të lidhura me rënien e çmimit te aseteve prodhuese greke.E para nder të gjitha puna, e pasigurt dhe e nën paguar.
Siç shkruhet në InsideOver, “Greqia tërheq investime sepse është në gjunjë dhe thertorja sociale e filluar pas shpërthimit të krizës së borxhit sovran midis 2010 dhe 2011 dhe vazhduar pas tërheqjes së shpejtë të qeverisë së Tsipras nga propozimet e saj luftarake ka arritur në realizim . Numrat e katastrofës ekonomike dhe sociale të Greqise i bëjnë të dhënat qesharake kontigjente të një rritjeje ekonomike që vjen pas një kolapsi të gjatë dhe dramatik. Dhe për këtë situatë Tsipras është i pari përgjegjës.
Llogaritja qe kishte për qellim të rendonte kostot e shtrëngimit mbi të gjitha mbi klasën e mesme (përmes shkurtimeve të pensioneve, rritjes së taksave, rritjes së TVSH-së dhe taksave mbi pasuritë e patundshme) duke shpresuar të ruajë pjesën më në vështirësi të shoqërisë (se cilës tani i është premtuar një pagë minimale prej 650 euro në muaj) ishte e pamatur dhe vetëm ka zgjeruar platenë e personave në vështirësi. Rreth Partenonit, duket se po tingëllon batuta e famshme e Indro Montanellit : “E majta i do aq shume të varfrit sa që sa herë që vjen në pushtet ,i rrit në numër”. Dhe Cipras, në këtë rast, duket se ka shkuar përtej të gjitha limiteve. Duke kontribuar ne paragjykimin e të ardhmes se një Vendi ne te cilin kufiri i ri përfaqësohet nga kolapsi i shëndetësisë nga rritja e sëmundjeve të tilla si depresioni dhe rikthimi ne mode i tuberkulozit dhe HIV. Demokracia e Re është duke u përgatitur për të përfituar nga frytet e gabimeve të Tsipras-it: por mbi aftësinë e saj për të ofruar një mosvazhdimësi reale me një të kaluar, e se cilës është pjesë përbërëse ,mbeten dyshime te ndryshme.
Veritas.com.al/