Gripi dhe virusi sinsicial, po mbizotërojnë aktualisht tek shumica e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në javën e fundit.
Sipas ISHP, numri i rasteve në javën e parë të janarit është mbi 11 mijë, ndjeshëm më i vogël se fundi i dhjetorit 2024. Aktualisht nga na laboratorike janë konfirmuar disa viruse por jo metapneumovirusi, për të cilin është vënë në alarm kina.
“Aktualisht kemi disa viruse, grip, covid, sinsicial, të konfirmuar asnjë rast I dyshuar deri në këto momente me metapneumovirus”,-tha Eugena Tomini, drejtore e ISHP.
Edhe pse thuhet se nuk ka nevojë për panik drejtuesja e institutit të shëndetit publik, kërkon
Rekomandimi i ekspertëve vijon të jetë vaksinimi kundër gripit, si e vetmja formë për të mbrojtur grupet e riskut nga format e rënda dhe fatalitetet.
Për të mos lejuar përhapjen masive të gripit dhe virozave të tjera ekspertët e shëndetit publik kërkojnë qëndrimin në shtëpi dhe mos frekuentimin e mjediseve publike, nga personat e sëmurë.
Komente