Associated Press

PRISHTINA,Kosovë (AP) – Prokurorët e Kosovës të mërkurën ngritën akuza për terrorizëm kundër një gruaje etnike Shqiptare, e cila dyshohet se ishte bashkuar me një grup terrorist në Siri.

Zyra e prokurorëve specialë tha që e dyshuara,e identifikuar vetëm si D.D., u largua nga Kosova në tetor 2014 për të shkuar në një qytet Sirian pasi kaloi nëpër Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.

Aty thuhet se ajo u bashkua me burrin e saj, një luftëtar me grupin e Shtetit Islamik, i cili e trajnoi atë si të përdorë një armë dhe e bëri atë pjesë të grupit të tyre logjistik.

Pasi burri i saj u vra në luftime, ajo u martua me një tjetër luftëtar të IS, që jetonte dhe vepronte në zonat e konfliktit në Siri deri në dhjetor 2018 kur u arrestua afër kufirit me Turqinë.

E pandehuria është pjesë e një grupi prej 110 shtetasish të Kosovës të riatdhesuar nga Siria vitin e kaluar. Ajo përballet me 15 vjet burg nëse dënohet për akuzat.

Rreth 30 Shqiptarë etnikë nga Kosova ende besohet se janë me grupet terroriste në Siri dhe Irak.

VERITAS.COM.AL/