Hamza Bin Laden, djali i ish themeluesit të al-Qaeda, Osama Bin Laden, vdiq gjatë një sulmi ajror- raportojnë mediat Amerikane, duke cituar zyrtarë të shërbimeve të Inteligjencies.
Vendi dhe data e vdekjes janë të paqarta, Pentagoni nuk ka komentuar.
Bin Laden, mendohet s eishte në moshën rreth 30 vjeç, ai kishte shpërndarë një mesazh me video dhe audio ku bënte thirrje për sulme mbi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Vdekja e tij është raportuar botërisht nga media Amerikane duke përfshirë edhe NBC News, New York Times dhe CNN, të cilat citojnë zyrtarë anonimë të Inteligjencies së Shteteve të Bashkuara.
Bin Laden është parë si një lider në ngjitje i of al-Qaeda. Raportimet thonë se ai është varrë gjatë një operacioni ushtarak gjatë dy viteve të fundit, dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e përzierë në operacion, por data dhe ora ekzakte janë të paqarta.
Presidenti Donald Trump ka mohuar komentet gjatë pyetjeve nga reporterët ditëne Mërkurë, siç bëri edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.
Akoma nuk ka konfirmim nga al-Qaeda. Mbështetësit e grupit Islamik kanë kërkuar durim rreth raportimeve dhe janë duke pritur njoftime zyrtare nga liderët e tyre, sipas një analisti në BBC Monitoring.
VERITAS.COM.AL/