(FOTO: Harrison Ford)/

Aktori Harrison Ford i Shteteve të Bashkuara është përfshirë në një aksident ajror që e ka çuar pranë humbjes së jetës. Ford po fluturonte me avionin e tij në Kaliforni- thonë media amerikane.
Ata thonë se Ford, 74 vjeç, u instruktua që të ulej në autostradën John Wayne të aeroportit të Orange Country ditën e Hëne.

Por në vend që të ulej në vendin e caktuar, gabimisht u ul në rrugën paralele të taksive. Më e rrezikshme akoma se avioni i Ford kaloi mbi një avion në pritje të American Airlines që kishte 110 pasagjerë në  board.

Ky avion u nis pak minuta më vonë. Harrison Ford nuk ka komentuar mbi aksidentin.

Pak përpara uljes, “Indiana Jones star” është cituar të ketë pyetur kontrollorët e trafikut ajror: “Ç’kuptim ka që një avion po kalon nën gjunjët e mij?”.

Autoriteti Federal i Aviacionit ka konfirmuar se pilotit të avionit Aviat Husky, me një motor të vetëm, i është bërë e qartë se duhej të ulej në autostradë.

Por ata mohuan të konfirmojnë se piloti ishte pikërisht Harrison Ford.

Incidenti është raportuar fillimisht nga NBC dhe TMZ website.

Harrison Ford, i certifikuar si pilot, është përfshirë disa herë në aksidente ajrore.

/Veritas.com.al/

Harrison Ford's crashed aeroplane on Penmar Golf Course, Venice, California 5 March 2015