Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një zbulim i rëndësishëm: bëhet fjalë për një procedurë të re në luftën kundër kancerit. Është një terapi që vepron në dy mënyra njëkohësisht: vepron mbi tumorin dhe stërvit sistemin imunitar për të parandaluar zhvillimin e tij përsëri.
Hulumtimi vjen nga Harvardi dhe është testuar mbi një mi, i cili vuante nga kanceri i trurit. Rezultatet e trajtimit ishin pozitive dhe premtuese.
Terapia “riciklon” qelizat e kancerit për të sulmuar tumoret, si dhe udhëzon sistemin imunitar që të japë një përgjigje negative ndaj rritjes së tumoreve të reja në trup. Kështu e shpjegon Khalid Shah: “Përmes inxhinierisë gjenetike, ne po ripërdorim qelizat e kancerit për të zhvilluar një terapi që vret qelizat tumorale dhe stimulon sistemin imunitar për të shkatërruar tumoret parësore dhe për të parandaluar kancerin”.