Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për iniciativën e Serbisë për t’i vaksinuar qytetarët në Veri të Kosovës, veprim që sipas haxhiut është dorëzim para Serbisë, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij ën Fcaebook ka thënë se para këtij akti, kryeministri në detyrë u dorëzua para Serbisë sikurse Kurti kur i pranoi 1000 teste të ardhura nga Serbia.

“Këto veprime, janë argumente që Kurti e Hoti kanë dështuar në veri të vendit”, ka theksuar Haxhiu.

“Albin Kurti pranoi 1000 teste donacion nga Serbia, i lejoi mjekët nga Serbia të punojnë̈ në Kosovë gjatë pandemisë̈ dhe respektoi orën policore të Vuçiqit ne Veri.

Avdullah Hoti lejoi vaksinimin në Veri të organizuar nga Serbia, iu nënshtrua orës policore të Serbisë në Veri”.

Më pas deputeti Haxhiu ka renditur disa suksese të PDK-së në veri të Kosovës:

– Ndaloi trenin e nisur në Serbi,

– Rrëzoi murin,

– Arrestoi Gjuriqin në Veri,

– Shtriu autoritetin e shtetit në Veri deri në pika 1 dhe 31,

– Organizoi 5 palë zgjedhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës,

– Ndërtoi mbi 220 shtëpi tē shqiptarëve ne Veri,

– Investoi në infrastrukturë dhe rikthim te banorëve shqiptarë në Veri.

Në fund deputeti i PDK-së ka shtuar se “PDK është e vetmja parti që ka shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në Veri dhe ka investuar në Veri”./Insajderi.com